Kuçi: Paratë tona dalin pa viza!

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se parave të Kosovës nuk iu kërkon askush viza, raporton EO.

Poashtu Kuçi ka thënë se qytetarët e Kosovës marrin lehtë e shpejt viza vetëm kur i duhen Evropës si fuqi punëtore.

“Ambasadori gjerman në intervistën e dhënë për Express na e kujtoi një çështje që gati e kishim harruar: Kosova s’ka pse kërkon liberalizim vizash. Parave të Kosovës nuk iu kërkon kush viza. Qytetarëve po. Mallrat evropiane e kanë derën hapur këtu. Paratë e Kosovës lëvizin lirshëm po ashtu drejt Evropës.Qytetarët e Kosovës marrin lehtë e shpejt viza kur i duhen Evropës si fuqi punëtore.” ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Ambasadori gjerman në intervistën e dhënë për Express na e kujtoi një çështje që gati e kishim harruar: Kosova s’ka pse kërkon liberalizim vizash.
Parave të Kosovës nuk iu kërkon kush viza. Qytetarëve po. Mallrat evropiane e kanë derën hapur këtu. Paratë e Kosovës lëvizin lirshëm po ashtu drejt Evropës.

Siç duket, ato janë mjaft evropiane, i kanë plotësuar kriteret. 50% të shumës së përgjithshme të importit në Kosovë vjen nga BE. Shifrat nga Agjencia e Statistikave tregojnë për 12 miliardë euro vlerë që Kosova i ka dërguar ndër vite. 1.7 miliard ishte viti i fundit, përkundër 138 milionëve që kemi eksportuar. 12 me 1 është bilanci negativ tregtar.


Qytetarët e Kosovës marrin lehtë e shpejt viza kur i duhen Evropës si fuqi punëtore. 140 mijë euro llogaritet të kushtojë përgatitja për një mjek të përgjithshëm në Kosovë. Mbi 200 mijë një specialist. Kostoja gjermane është shumë herë më e madhe. Por Gjermania i merr falas, pa asnjë kosto. Me vizë e pa vizë, mjekë, infermierë, inxhinierë, punëtorë të IT të përgatitur nga sistemi i varfër i Kosovës pa asnjë kosto po i shkojnë sistemit të pasur gjerman.

Ky është momenti për të thënë: Ikja e trurit është shfrytëzim.
Për Bashkimin Evropian mund të jemi “interesant” si punëtorë, nuk jemi të këqij as si konsumatorë. Por nuk na shohin dot si qytetarë. PSD

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme