Kufizimet për Covid-19 në Kinë i lanë qytetarët pa ushqim dhe gjësende elementare

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Banorët që kanë kufizime si pasojë  e COVID-19 në zonat anembanë Kinës po ankohen se kanë mungesa të ushqimit dhe gjërave elementare.

Dhjetëra miliona njerëz në të paktën 30 rajone janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke qen të bllokuar.

“Kanë kaluar 15 ditë, na ka mbaruar mielli, orizi, vezët. Prej ditësh na ka mbaruar qumështi për fëmijët,” tha një banor në Xinjiang perëndimor.

Politika e Kinës për menaxhim të COVID-19 ka bllokime të rrepta për qytetarët. Të hënën Kina regjistroi 949 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin, shkruan BBC.

Të ngjashme