Kujdes kur komunikoni me menaxherin tuaj

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 16:00 | Nga

1. Asnjëherë mos u vononi
Ndoshta një ose dy herë është në rregull, por nëse e bëni zakon, sigurisht që kjo do të bëj që manaxheri juaj të humbasë durimin.

Si ta parandaloni:
Gjithmonë vendosni alarmin e orës më herët. Asnjëherë mos u zgjoni në kohë, duke i paraprirë incidenteve të tilla si bllokimi i trafikut, i rrugëve apo ndonjë aksident.

2. Tavolina e punës e çrregullt
Një tavolinë punë e çrregullt reflekton personalitet negativ. Çdo herë që keni mundësi dhe kohë për të pastruar vendin ku punoni, pastrojeni! E njëjta gjë edhe në fundin e ditës, gjithmonë mbani të pastër dhe të rregullt tavolinën e punës.

Si ta parandaloni:
Shumë thjeshtë: Pastroni në kohë. Mbani tavolinën e punës sa më të thjeshtë që të duket e pastër dhe e rregullt.

3. Të bëni pyetje kot
Shumë manaxherë pëlqejnë që vartësit t’i bëjnë pyetje se sa të bëjnë gabime në punën e tyre. Megjithatë shmangni pyetje për të cilat mund të merrni përgjigje me anë të një kërkimi të shpejt.

Si ta parandaloni:
Shfrytëzoni mundësinë e internetit në maksimum. Përdorni google ose faqe që tregojnë se “si të bëni…” dhe është e sigurt se do të keni impakt shumë pozitiv tek manaxheri juaj. Gjithnjë mendohuni, më pas pyesni dhe jo të kundërtën.

4. Mos u bëni të bezdisshëm me telefonin
E mbani mend herët e fundit që keni qenë në një takim dhe celulari i shokut tuaj ka rënë pa pushim? E njëjta gjë ndodh edhe me manaxherin tuaj: ai nuk do ta pëlqejë fare nëse celulari bie dhe shqetëson bisedën e tij.

Si ta parandaloni:
Kujtohuni që të vendosni celularin në “heshtje” apo lëreni në sirtar. Mos e merrni me vete celularin në sallën e takimit me zilen në maksimum.

5. Mënyra të gabuara të komunikimit
Përdorimi i mënyrave të gabuara të komunikimit me drejtuesin tuaj mund të rezultojnë shkatërruese. Ai/ajo mund të urrejë njerëzit  që dërgojnë mesazhe me celular. Duke njohur mënyrat e tij/saj puna juaj do të shkojë shumë mirë, të paktën derisa të keni të njëjtin manaxher.

Si ta parandaloni:
Gjithmonë vëzhgoni stilin e tij/saj të komunikimit. Email apo mesazhet mund të jenë një mënyrë e pëlqyer për disa manaxherë, ndërsa të tjerë mund të pëlqejnë komunikimin ballë për ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme