Kujdes nga paratë, mund të përhapin koronavirusin

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) ka paralajmëruar se një ndër mjetet të cilat mund të përhapin koronavirusin janë paratë.

Kjo organizatë ka bërë të ditur se njerëzit duhet të lajnë duart pas prekjes së parave, veçmas para se të hanë ushqim.

Siç raporton Business Insider, OBSH deklaron se njerëzit duhet të përdorin pagesa pa kontakt.

Në shkurt, Kina tha se do të shkatërronte para nga zona shumë të prekura nga koronavirusi në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen.

OBSH tha për The Telegraph se koronavirusi mund të qëndrojë në para për ditë të tëra pasi të ekspozohej ndaj tij dhe se njerëzit duhet të shmangnin prekjen e fytyrës pas kontaktit me paratë e gatshme.

“Ne e dimë se paratë ndryshojnë duart shpesh dhe mund të marrin të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve dhe gjëra të tilla. Ne do t’i këshillonim njerëzit të lanin duart pasi të prekin paratë e gatshme dhe të mos prekin fytyrën”, tha një përfaqësues i OBSH’së.

Të ngjashme