2po2 pyet fansat: A me ju kthy mikrofonit?

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar Besnik Canolli i cili njihet si 2po2, është një nga reperët më të hershëm të skenës muzikore shqiptare.

Në vitin 1996 ai themeloi grupin 2po2, emër me të cilin identifikohet edhe sot.

Viteve të fundit ai ka publikuar shumë këngë duke qëndruar “stoikisht” në skenë e duke qenë mjaft i respektuar e i dashur për publikun.

2po2 së fundmi përmes një fotografie në llogarinë e tij në Instagram, ku ka pyetur fansat se a të vazhdojë ta mbajë mikrofonin, apo ta gjuaj atë?

“A me gju mikrofonin, a me ju kthy?”, ka pyetur ai duke marrë përgjigje pozitive që të rikthehet sa më pare me këngë të reja. 

Të ngjashme