Alban Skenderaj dhe 2Ton paralajmërojnë këngë të re

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, dhe reperi nga Kosova 2Ton paralajmërojnë se do të publikojnë një këngë të re.

Kënga titullohet “Drejt në Zemër” dhe, siç ka bërë të ditur Skenderaj përmes Instagramit, do të publikohet sot (e shtune) në orën 16:00.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se producenti i këngës është Lorenc Aliaj ndërsa prodhim i “Talelli Production”.

“‘Drejt në Zemër’, sot, ora 16:00”, ka shkruar Skenderaj në postim.

Të ngjashme