Aliu priti në takim aktoren Artiola Hamdiu

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur sot në takim Artiola Hamdiu, e cila ka shënuar suksese në kinematografi.

Aliu përmendi sukseset e Artiolës në fila të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar.

“Suksese plotë, me talentin e saj të spikatur në kinematografi e sukseset që në vegjëli në artet muzikore, është kjo e reja ferizajase që prita sot, Artiola Hamdiu. Artiola suksesin e saj e skaliti në filma të ndryshëm vendor e ndërkombëtar si: “Një tregim Prishtine” me rol kryesor, “Bini” me rol kryesor, “Shpata prej druri”, “Igjenerata”, “Zana”, “Vlora” si dhe në serialin vendor “Rrushe”, pa lënë anash edhe sukseset e saja në muzikë, shpërblyer me çmime të shumta, si dhe të qenurit pjesëmarrëse duke përfaqësuar Kosovën në “Fashion Week” në Budapest, suksese këto që na bëjnë krenarë si ferizajas e padyshim do të kenë mbështetjen tonë”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Të ngjashme