Ana Kabashi ka një lutje të madhe për shtetin shqiptar

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 23:31 | Nga

Së fundmi kërkesat për të qenë shtetas shqiptar janë shtuar shumë. Tashmë listës së gjatë i është shtuar edhe një këngëtare seksi.

E ftuar në emisionin “Top Show” këngëtarja nga Kosova, Ana Kabashi, i ka drejtuar një kërkse publike shtetit shqiptar: “Po i bëj një kërkesë publike shtetit shqiptar që të më ndihmojë për të marrë pasaportë shqiptare. Për mua është mirë që ta kem”.

Ish konkurentja e “The Voice”, bukuroshja Ana Kabashi rrëfen se aktualisht është ka vetëm një synim, që është tregu botëror i muzikës: “Në 2017 kam pasur më pak videoklipe dhe më shumë koncerte live. Duke qenë se unë isha konkurente e “The Voice” jam mësuar më shumë të performoj live. Kam pasur shumë koncerte të mira, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Aktualisht kam disa projekte muzikore dhe më shumë jam e fokusuar në tregun muzikor gjerman”.

Të ngjashme