Andy Murray po bëhet baba për herë të tretë

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Ylli botëror i tenisit, Andy Murray, së fundmi ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij, Kim, janë në pritje të fëmijës së tretë.

Kampioni i dyfishtë i Wimbledon tha se gruaja e tij mund të lindë javën e ardhshme.

Ai dhe partnerja e tij, Kim Searrs kanë dy vajza, Sophia, tre vjeçe dhe Edie, e cila do t’i mbush dy vjet muajin e ardhshëm.

Andy ka thënë për The Times: “Foshnja prej javës së ardhshme mund të vij në jetë”.

“Nëse foshnja vjen më herët në jetë, do të mungojë në Antwerp dhe pastaj besoj që do luaj në Paris Masters”.

Ndërkaq, britaniku ditë më parë tha se ishte gjithnjë e më i bindur të bënte një rikthim ne tenis, pas operacionit që iu nënshtrua në muajin janar.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme