Arbenita Ismajli feston ditëlindjen, thotë se vajza është dhurata më e mirë për të

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është ndër më të pëlqyerat në fushën e modelingut.

Bukuroshja brune ditë më parë është bërë nënë për herë të parë, ndërsa priti në jetë një vajzë.

Gjatë ditës së sotme (e martë) ajo feston ditëlindjen, ndërsa po pranon urime të shumta.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, duke ndarë imazhe së bashku me vajzën.

“Dhurata më e mirë për ditëlindje”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Theksojmë se Arbenita së bashku me reperin Fero janë prindër të një vajze, që quhet Nina. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme