Ariana Grande është ndarë nga Mikey Foster

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ylli i hitit “Dangerous Woman”, Ariana Grande, i ka dhënë fund lidhjen me këngëtarin e grupit “Social House”, pas vetëm tetë muaj lidhje, transmeton Koha.net.

“Us Weekly” ka raportuar se çifti është ndarë rreth një muaj më parë, pas një udhëtimi të përbashkët në “Disneyland”, në fillim të muajit shkurt.

Në shtator të vitit të kaluar, vëllai i këngëtares së famshme, Frankie Grande e konfirmoi lajmin se Ariana është në lidhje dashurie me Mikeyn, duke e zbuluar se ai bashkë me partnerin e tij Hale Leon, kishin dalë në takim me çiftin, Ariana dhe Mikey.

Për gazetarët në Los Angeles, Frankie kishte thënë: “Unë e dua shumë Mikeyn, dhe mendoj se është një person shumë i mirë, i talentuar, i sjellshëm dhe shumë i dashur. Një natë më herët, unë me partnerin tim kemi dalë në takim me ta, dhe jemi argëtuar tek mase”.

Ariana Grande kishte bashkëpunuar me bendin e Mikeyt, “Social House” në këngën “Boyfriend” të cilën në të kaluarën e kishte përshkruar si një projekt frymëzues.

Të ngjashme