Arta Nitaj josh me pozat e reja dhe paraqitjen sensuale

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Bukuroshja Arta Nitaj vijon të jetë një prej influencereve shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj provokuese.

Së fundmi, Nitaj ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse, ndërsa ka pozuar e shtrirë në bari, duke shijuar disa limonë.

E veshur me një fustan të shkurtër të verdhë, bukuroshja nga Peja është dukur mjaft atraktive në këto fotografi, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Nuk dihet nëse këto imazhe janë pjesë e ndonjë projekti të ri të saj, mirëpo gjithsesi kanë mjaftuar që ato të shpërndahen dhe komentohen nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Arta përndryshe është komentuar gjithmonë për dukjen dhe paraqitjet e saj – kjo edhe për shkak të kujdesit që kushton në ruajtjen e linjave të trupit. 

Të ngjashme