Askush tjetër në botë nuk mund ta ketë emrin Anna Oxa

Prishtinë | 06 Gus 2017 | 13:52 | Nga

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka patentuar emrin e saj.

Anna Oxa tashmë e më tej do të flejë e qetë pasi që do të jetë e vetmja në rruzullin tokësor me këtë emër pa lejen e saj.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Italisë i ka konfirmuar mbrojtjen me ligj të emrit të saj, i cili kohët e fundit kishte nisur të shfrytëzohet nga të tjerët.

Anna Oxa, emri i vërtetë i së cilës është Iliriana Hoxha, ka treguar se do të dënohet me ligj edhe shfrytëzimi i emrit të kompanisë së saj – Oxarte.

Kujtojmë se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe shumë artistë të tjerë duke përfshirë edhe Beyoncen dhe Jay-z, të cilët kanë patentuar emrin e vajzës së tyre, Blue Ivy Carter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme