Bebe Rexha publikon fotografi ku shfaqet e rregulluar dhe e pa rregulluar

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha ndiqet nga më shumë se 10.7 milionë fansa në Instagram, ku shpërndan imazhe nga jeta personale dhe karriera profesionale.

Këngëtarja e famshme shqiptare me raste nuk heziton që të ngacmojë imagjinatën e gjinisë së fortë me pozat atraktive.

Ndërsa gjatë të hënës i ka publikuar dy fotografi krahasuese të dukjes së këngëtares 31 vjeçare.

Në njërën prej fotografive, ajo shfaqet e rregulluar, e veshur më një fustan të ngushtë që ia thekson figurën trupore.

Ndërkaq, në fotografinë tjetër është paraqitur në veturë e parregulluar dhe pa makijazh. /Telegrafi/

Të ngjashme