Besim Dina dhe Kusari-Lila në kërkim të përgjigjes çka ka bërë Mimoza për Gjakovën

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Besim Dina konsiderohet si një ndër shoumenët më të mirë shqiptar.

Kohë pas kohe moderatori tallet në kurriz edhe të politikanëve, të cilët shpesh i ka mysafirë në emisionin “Oxygen”.

Së fundi, ai është takuar me ish-kryetaren e vendlindjes së tij, Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën.

Dyshja me këtë rast kanë publikuar një fotografi të përbashkët në llogarinë personale në Instagram.

“Hala ty lyp përgjigje sha boni Mimoza për Gjakovën”, ka shkruar ish e para e qytetit lindjes së Kosovës.

Mbetet të shihet se për çfarë po bëhet fjalë dhe se pse janë takuar Besimi dhe Mimoza.

Ndryshe, Dinën do të vazhdojmë ta shohim në emisionin televiziv gjersa Kusari-Lilën në aktivitete politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme