Beyonces i vidhen rroba në vlerë prej një milion dollarësh

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Artistja me famë ndërkombëtare, Beyonce, është përballur me një situatë mjaft të sikletshme.

Bukuroshes brune i janë vjedhur rroba, specifikisht fustane, vlera e të cilave arrin një milion dollarë, shkruan Mirror.

Duke u bazuar në raportimet e TMZ, byroja e saj është sulmuar për të dytën herë radhazi nga hajdutët.

Burimet afër artistes tregojnë se hajdutët janë kthyer një javë më pas vjedhjes së parë që kishin kryer.

Edhe pse rasti është raportuar në polici, asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Lajmi I tillë ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare, pasi Beyonce bëri histori me fitimin e çmimeve në “Grammy Awards 2021”.

Të ngjashme