Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë shënojnë 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 11:16 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 110 vjetorit të kongresit të Manastirit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” bashkë me atë të Shqipërisë e fondacionin arsimor kulturor e humanitar, promovuan botimin anastatik të revistës   DITURIJA (1909-1929) dhe organizuan konferencë shkencore për Mithat Frashërin (Lumo Skendo) dhe themelimin e atëhershëm të kësaj reviste.

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, tha se Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm betejë për gjuhën shqipe por një betejë politike e kulturore.

“Këto abetare për studiuesit e ardhshëm do ndikojnë në perceptimin e të shtypurit shqip që të vlerësohet rëndësia kulturore dhe arsimore e atyre abetareve. katalogu i abetares shqipe që po botohet në shenjë të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, është shkas për të përfshirë  edhe abetaret që janë të përmendura në burime bibliografi të ndryshme. Kjo veprimtari qe po organizohet sot  është për të treguar se është e domosdoshme që Kongresi i Manastirit dhe akterët e tij nuk ishte vetëm betejë për gjuhën shqip por një betejë politike e kulturore ndër lufta të rëndësishëm për identitet tonin kulturor e nacional”, ka thënë Gajraku, raporton Ekonomia Online.

Zv.ministrja e ministrisë së Kulturës, Leonora Morina- Bunjaku përmendi aspiratat dhe përpjekjet e atyre që përgatitën një nga ngjarjet siç tha ajo , që do të marrë përmasa të mëdha.

“Fishta dhe figura tjera asobote materializuan shkrimin e shqipes kudo që shkruhej kjo gjuhë. Ëndrra e Naimit, Samiut.. u realizua në nëntor 1908. Duke mos harruar motrat Qiriazi. Për të arritur sot në një sallë të shkencës së albanologjisë por edhe të gjuhës shqipe. Ne si bartës institucionesh na takon të jemi krah jush sa herë keni nevojë”, është shprehur ajo.

Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit arsimor- kulturor humanitar, duke folur për veprën e Mithat Frashërit, tha se ai ishte një ndër figurat më reflektuese të shek.XX.

“Mithat frashëri është një prej figura më reflektuese të shek XX. Do i imponohej historisë sonë duke bërë vend, do bëhej pjesë e trashëgimisë shqiptare. Veprimtar i palodhur, erodit i pashoq, Frashëri i dhuroi botës shqiptare një kontribut të rallë kulturor”, ka thënë Gurra.

“Idea mori trajtë dhe dituria akoma më të madhe. Ky është bashkëpunim, që sjell në vëmendje Mithat Frashërin dhe është ilustrim i suksesit të bashkëpunimit të institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore”.

“Sugjerim për akademikët, botime të tilla të shkruara para njëqind vite, e lodhin shfletuesin e sotëm, janë të palexueshme. Që ato të kenë sa më shumë lexues, është e nevojshme një sjellje e tyre në gjuhën e sotme. Kjo do ishte një ndihmesë për lexuesit dhe për veprën”.

Të ngjashme