Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Billie Eilish ka bërë të ditur se ka arritur ta shfrytëzojë mirë kohën gjatë karantinës shkaku i COVID-19 duke ingjizuar një album të ri.

Gjatë një paraqitjeje në “The Late Show with Stephen Colbert”, këngëtarja 19 vjeçare ka dhënë njoftimin se këngët e saj më të reja janë gati të dalin në treg, shkruan People.

Billie Eilish është njëra prej këngëtareve më të përfolura në dy vjetët e fundit, duke marrë shumë vëmendje me këngët e saj të cilat janë shpërblyer edhe me çmime “Grammy”.

Të ngjashme