BimBimma vazhdon me replikat ndaj Feros: Ti mbaj paratë, hip-hopi është i imi

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Dy rep-artistët shqiptar, Fero dhe BimBimma, që nga dita e djeshme (e premte) janë duke pasur përplasje verbale mes tyre.

Pasi reperi nga Gjilani iu drejtua reperit se ka fituar 16 euro vetën në vitin 2020, ky I fundit nuk ka lënë pa replikuar për një gjë të tillë.

BimBimma përmend se është sikurse shumica e popullsisë në Kosovë, të cilët mesatarisht posedojnë shumën që Fero e kishte përmendur.

“Nuk jam i interesuar për biznes, e as për mi mjel njerëzit. Unë jam me 80% të shqiptarëve, me 16 euro. Ti mbaj paratë, hip-hopi është i imi”, është shprehur ai.


BimBimma i reagon Feros: Nëse nuk të kalon, një javë ‘fore’ i ke me ardhë në Prishtinë


Deklarata të tilla mes dyshes kanë filluar nga thirrja e Feros ndaj emrave të njohur të po të njëjtit zhanër, për një ‘betejë hip-hopi

Deri më tani, vetëm BimBimma ka replikuar ndaj tij, ndërsa MC Kresha dhe Lyrical Son ende nuk janë prononcuar.

Të ngjashme