Blue Ivy Carter nominohet për çmimin Grammy

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Blue Ivy Carter është nominuar për Grammy.

Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin Grammy. Një burim tha për ‘People’ se vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, prandaj me sa duket ky është vetëm fillimi për Blue Ivy-n. Ndërkohë Beyonce në një intervistë për ‘Vogue’, tregoi se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vajzën kur vjen puna te festimi i arritjeve të saj.

“Kur i them që jam krenare për të, ajo më thotë që është krenare për mua dhe që po bëj një punë të mirë. Është kaq e ëmbël. Ma shkrin zemrën. Mendoj që mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët është të jesh ti shembulli”, -tha Beyonce, transmeton lapsi.

Në fillim të këtij viti, Blue mori nominimin e saj të parë për Çmimin BET, ku fitoi. Gjatë verës, ajo mori çmimin e shquar të duelit/grupit për kontributin e saj në këngën “Brown Skin Girl”. Beyoncé gjithashtu fitoi gjashtë çmime gjatë natës, përfshirë çmimin si: artistja femër e jashtëzakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme