Brad Pitt në lidhje me aktoren e famshme?

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

“The Sun”, një prej tabloidëve më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe ka dhënë lajmin për çiftin më të ri në botën e showbizit.

Brad Pitt dhe Charlize Theron janë dashuruar. Çifti, sipas të përditshmes, frekuentohet prej më pak se një muaji dhe për momentin do të donin që lidhjen e tyre ta mbajnë në një profil të ulët, pa përfshirë fëmijët respektivë.

“Njihen prej pak kohësh”, shpjegon e përditshmja.

“Në mënyrë ironike, ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Sean Penn, ai që i ka prezantuar. Por, nga ai moment, marrëdhënia mes tyre është zhvilluar”, shton burimi i “The Sun”.
Charlize dhe Brad janë parë së bashku fundjavën e kaluar, pasi kanë kaluar mbrëmjen në kinema, edhe pse të ndarë. Ai, në fakt, ishte në një projektim privat të filmit “Nëse rruga do të mund të fliste”, ku është edhe një nga producentët, ndërsa ajo ishte e ftuar në një festë për filmin “Roma”, që mbahej në Shato Marmont në Los Angeles.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme