Ajo ka patur disa nga momentet më ikonike në historinë e MTV Video Music Awards. Dhe është e vështirë ta besosh se ishte 10 vite më parë kur Britney Spears u ngjit në atë skenë.
Këngëtarja e famshme 34 vjeçare ka vendosur që të rikthehet pas një dekade në MTV Video Music Awards në New York më 26 gusht, ku do të performojë këngën premierë Make Me…
Lajmi është dhënë nga kanali i famshëm muzikor këtë të martë, ku pas 10 vitesh Britney do të ngjitet në skenë bashke me reperin G.Eazy.
Performanca do të vijë në një kohë të përsosur për yllin e Pop-it, vetëm dy ditë para publikimit të albumit të saj të ri të titulluar “Glory”.
Hera e fundit kur Britney u ngjit në skenën e MTV, Video Music Awards ishte në vitin 2007 me performancën e Gimme More.