Cardi B tregon arsyen pse u bashkua vetëm për një natë me ish të dashurin, Offset

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Cardi B i kishte dhënë fund romancës me reperin amerikan, Offset.

Ky i fundit nuk është dorëzuar dhe po vazhdon të bëj përpjekje që ta bëj sërish për vete këngëtaren duke i kërkuar që të pajtohen.

Duket se pas lutjeve dhe kërkesave publike, çifti thuhet se u bashkua në Puerto Rico gjatë pushimeve të fundvitit.

Gjithsesi nuk bëhet fjalë për bashkimin romantik të dy të dashuruarve që mund të mendoni, sepse në fakt nuk janë pajtuar. Thjesht reperja kishte nevojë për pak intimitet dhe ajo e thotë haptazi këtë gjë.

“Thjesht kisha nevojë për seks, kaq ishte e gjitha”, thotë Cardi në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Reperja e hitit “I like it” dëgjohet të thotë edhe “Ndihem më e re, ose më mirë sikur kam rilindur nga e para. Ndihem sikur jam pagëzuar, ndihem si një grua komplet e re”.

Kështu e komenton ajo ndarjen nga Offset dhe faktin që u bashkuan vetëm për një natë, për nevojat e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme