“CMT Music Awards 2021”: Lista e plotë e fituesve

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur një nga netët më të mëdha të muzikës ‘country’ për të festuar disa nga arritjet më të mëdha të artistëve në zhanrin e tyre.

Ngjarja sigurisht ishte e mbushur me yje përfshirë këtu Luke Bryan dhe Carrie Underwood e shumë më shumë.

Për më tepër, në mbrëmje interpretuan edhe shumë të famshëm si H.E.R, NEEDTOBREATHE dhe legjenda e R&B, Gladys Knight.

Maren Morris kryesoi të nominuarit e këtij viti përkrah Miranda Lambert, pasi fituan nga katër çmime secila. Kelsea Ballerini dhe Kane Brown po ashtu fituan tri çmime, duke lënë pas Little Big Town dhe Mickey Guyton.

Këtu ua sjellim të plotë fituesit e “CMT Music Awards 2021”:
Videoja muzikore e vitit: Carrie Underwood me John Legend – “Hallelujah”

Videoja muzikore e vitit nga një artiste femër: Gabby Barrett – “The Good Ones”

Videoja muzikore e vitit nga një artist mashkull: Kane Brown – “Worship You”

Videoja muzikore e vitit nga një grup: Little Big Town – “Wine, Beer, Whiskey”

Bashkëpunimi i vitit: Chris Young and Kane Broën – “Famous Friends”

Performanca e vitit në CMT: Kelsea Ballerini and Halsey – “The Other Girl“.

Të ngjashme