Cyrus paralajmëron albumin e ri “Plastic Hearts”

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur amerikane, Miley Cyrus, ka bërë të ditur se është duke punuar në kopertinën e albumit të saj më të ri.

Albumi në përgatitje e sipër i Cyrusit është i shtati me radhë i këngëtares.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Cyrus ka bërë të ditur se ky album do të lansohet më 27 nëntor të këtij viti ndërsa ka shtuar se në këtë projekt të ri muzikor ajo ka punuar tash e dy vjet, transmeton KOHA.

“Fillova punën për këtë album rreth dy vjet më parë. Kam pasur shumëçka për të shfaqur në të. Jo vetëm këngët, por të gjithë jetën time. Natyra e bëri atë që unë e konsideroj si një lloj favori, dhe unë shkatërrova diçka në veten time. E humba veten në zjarr dhe e gjeta veten në hi”, ka shkruar Cyrus në postimin e saj.

Pas ndarjes së saj nga lidhja romantike me aktorin australian, Liam Hemsworth, Cyrus kishte nisur një romancë me Kaitlynn Carterin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme