Dafina në përkrahje të kumunitetit LGBT

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën është lansuar një bashkëpunim që ka filluar të pëlqehet mjaft shumë në këtë periudhë vere.

Fjala është për këngën “Aman”, duetin e këngëtares Dafina Zeqiri me reperët: Lumi B dhe Ledri Vula.

Treshja sollën një projekt mjaft të veçantë, nga vetë kënga e deri te videoklipi i tyre për të cilin u përkujdesën në masë të madhe.

Dafina mori vëmendje në aspektin vizual edhe në këtë klip, ndërsa eksperimentoi me flokë e veshje të ndryshme.

Në një nga pamjet, 31-vjeçarja vjen shumëngjyrëshe pas të cilës duket se ka një mesazh që e zbuloi së fundmi grimeri Arbër Bytyqi.

“Unë dhe Dafina Zeqiri erdhëm me idenë që të përfshijmë ngjyrat më cool të ylberit dhe të festojmë këtë pamje në nderim të muajit të krenarisë së LGBT”, ka shkruar ai.

Të ngjashme