Dafina Zeqiri feston 14 vite karrierë, falënderon fansat për përkrahjen e vazhdueshme

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri njihet si njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.

Tashmë Dafina ka arritur të mbledhë një grup besnik të fansave të cilët e dëgjojnë dhe admirojnë atë për çdo këngë.

Këngëtarja ka rreth 50 këngë të saja në repartin e gjerë muzikor kurse si mysafire është në rreth 8 këngë dhe 2 albume dh 1 EP. Ajo jo rrallë herë publikon imazhe ku falënderon fansat e saj për suksesin e arrirë deri sot.

Dafina përmes një Instastory ka falënderuar fansat e saj duke thënë se ajo është gjithmonë e publikut pasi ata i kanë qëndruar afër deri sot duke e mbështetur në të gjitha mënyrat.

“Faleminderit! Të gjithëve! 14 vite! Gjithmonë e juaja! Nuk do të ndalem kurrë! Vazhdojmë!”, shkroi Dafina në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instastory.

Të ngjashme