Dafina Zeqiri habit fansat, veshjes i shton edhe letër tualeti

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat për stilin e veshjes e të jetesës.

Ajo në rrjete sociale mban të azhurnuar fansat e saj, të cilët që në paraqitjen e saj të parë e kanë përkrahur vazhdimisht.

Së fundmi, në një postim në Instagram ajo ka ndarë një fotografi, ku është shfaqur e veshur me plot stil.

Bluza dhe pantallona që kishte ishin me ngjyrë të bardhë, kurse sipër tyre kishte zgjedhur të vinte një xhup të kuq.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen e 1.6 milion ndjekësve të saj është përdorimi i letrave të tualetit në pjesën e gjoksit.

Mbase Dafina solli një trend të ri, por më shumë duket se një veprim i tillë ka qenë për shaka.

Kujtojmë se “Mos Shko” mban titullin projekti fundit muzikor nga ana e saj, që erdhi në bashkëpunim me Yll Limanin.


Të ngjashme