Dakota Johnson bën një ndryshim të madh në pamjen e saj

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Dakota Johnson e ka bërë një ndryshim të madh në një nga tiparet që e karakterizon më së shumti.

Aktorja e “Fifty Shades of Grey” nuk e ka më boshllëkun në dhëmbët e saj të përparmë.

Ndonëse, Johnson zakonisht pozon me një buzëqeshje jo shumë të madhe, duket se ajo ka zgjedhë të tregojë ndryshimin që e ka bërë me një buzëqeshje që shfaqë shumë dhëmbët e saj në premierën e filmit të saj të ri “Peanut Butter Falcon” në Londër ku luan bashkë me Shia Labeouf.

Por, duket se ky ndryshim që e ka bërë aktorja nuk është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

“Kjo është dita më e trishtueshme për mua. Pusho në paqe boshllëku mes dhëmbëve i Dakota Johnson”, ka shkruar një fans në Twitter.

“E hapa llogarinë time për ta parë se Dakota Johnson, i vetmi person që duhet të ketë boshllëk në mes të dhëmbëve, e ka hequr atë. Është një periudhë e vështirë për mua”, ka shkruar një tjetër.

Në ndërkohë, dikush ka thënë se a është kjo një arsye e mjaftueshme për ta marrë një ditë të lirë në punë.

Megjithatë, jo të gjithë fansat e Johnson janë mërzitur me dhëmbët ‘e rinj’ të saj.

“Ajo po buzëqesh më shumë. Jam e lumtur që ajo është e lumtur”, ka shkruar dikush që e adhuron atë.

Ky ndryshim kozmetik që aktorja e ka bërë i ka surprizuar fansat pasi ajo vazhdimisht kishte thënë se e pëlqen shumë boshllëkun që e ka mes dhëmbëve të saj të përparmë.

Në vitin 2017, ajo kishte realizuar një video për Vanity Fair ku me shaka kishte treguar se çfarë mund të zinte në boshllëkun mes dhëmbëve të saj, madje duke futur edhe 1100 dollarë kesh – duke e quajtur këtë si “talentin e saj të vetëm”.

Të ngjashme