Dalin pamjet e para të filmit “The Suicide Squad 2”

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Është lansuar tirleri i parë i projektit të ri të regjisorit James Gunn, “The Suicide Squad 2”. Ky vazhdim i ri vjen pas filmit të vitit 2016, regjinë e së cilit e kishte bërë David Ayer.

Aktorët e njohur hollywoodian Margot Robbie, Taika Waititi, Idris Elba, Pete Davidson, Viola Davis, Joel Kinnaman, Jai Courtney, Michael Rooker, Peter Capaldi, John Cena dhe të tjerë, janë pjesë e projektit i cili lansohet nëpër kinema më 6 gusht të këtij viti.

Filmi edhe një herë i sjell betejat e rrezikshme të keqbërësve dhe anti-heronjve, të cilët detyrohen të punojnë në një mision të rëndësishëm qeveritar.

Së fundmi, Sylvester Stallone iu bashkua kastës së aktorëve të filmit “The Suicide Squad 2”. Lajmin e konfirmoi vet ylli i filmave aksion para disa muajsh.

Stallone e ndau lajmin e mirë me gjithë fansat e tij në Instagram, duke e postuar një ‘screenshot’ të një artikulli i cili e paralajmëron përfshirjen e aktorit në këtë projekt filmik.

“Puna me këtë regjisor të mahnitshëm në këtë projekt të jashtëzakonshëm, e ka bërë këtë vit edhe më të veçantë për mua. Jam një burrë shumë me fat që kam pasur rastin të jem i rrethuar nga njerëz kaq të talentuar”, shkruhej në postimin e aktorit.

Edhe regjisori James Gunn e kishte konfirmuar lajmin se Stallone është angazhuar me rol në filmin e radhës, “The Suicide Squad 2”, duke lavdëruar talentin e tij në aktrim.

Në lajme të tjera, regjisori ka thënë se ka gjasa që në këtë vazhdim të dytë të filmit, të vdesin disa personazhe tashmë të njohura të bazuar në librat komik “DC Comics”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme