DiCaprio merret në pyetje për shpëlarje parash me Fondin Zhvillimor të Malajzisë

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur Hollywoodian, Leonardo DiCaprio, është marrë në pyetje para gjykatës amerikane në kuadër të hetimeve lidhur me korrupsionin në Fondin Shtetëror Zhvillimor të Malajzisë (1MDB), në të cilin është përfshirë edhe ish-kryeministri i Malajzisë, Najip Razak.

Hetuesit konsiderojnë se DiCaprio si një dëshmitar mund të japë informacione të dobishme lidhur me hetimet për shpëlarje të disa qindra miliona dollarëve nga fondi investimit.

Megjithatë vetë DiCaprio nuk është objekt hetimi.

Autoritetet amerikane e ngarkojnë ndërmarrësin malajzian Jho Taek Low për shpëlarje të disa qindra miliona dollarëve të cilat i kishte marrë nga Fondi për Zhvillim të Malajzisë dhe këto para ua ka shpërndarë të afërmve të tij.

Pretendohet se në mesin e tyre ishte edhe aktori DiCaprio. Në mes tjerash janë përhapur edhe spekulimet se filmi “The Wolf of Wall Street” i vitit 2013, në të cilin DiCaprio luan rolin kryesor është financuar nga këto para.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme