DJ Diplo, Era Istrefit: Do të shkurorëzohem për ty!

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Era Istrefi tash e sa kohë është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara.

Ajo po vazhdon të ndërtoj një karrierë muzikore dhe po bashkëpunon me artistët të rrafshit ndërkombëtar.

Ka kohë që këngëtarja jonë dhe DJ me famë botërore, Diplo kanë filluar të flirtojnë dhe duket se gjërat janë më serioze.

Në një prej fotografive të fundit të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet joshëse, Era kishte lënë edhe një mesazh.

“Ndahu nga e dashura se jam e mërzitur”, ishte mesazhi i biondinës, e cila gjë ka bërë që reagojë edhe DJ.

“Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, i shkruan ai ndërsa Era ia kthen “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk dua të prish buzëkuqin”.

Më pas Diplo e ka propozuar në sy të të gjithëve, duke i thënë se do të shkurorëzohet vetëm për Erën. Ndryshe, më tutje Istrefi nuk ka vazhduar me komente duke ia lënë kohës që të dëshmojë se çfarë po ndodh mes tyre. /Telegrafi/

Të ngjashme