DJ PM rrëfen përjetimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Banori nga Kosova në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, DJ PM, në një bisedë me Ilirin, rrëfeu përjetimet e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai tregon se si e ka përjetuar luftën në Kosovë edhe pse ka qenë në një moshë mjaft të vogël.

“Kam qenë 8 vjeç dhe në banesën ku unë jetoja ishin 25 veta, 5 familje shqiptare dhe të gjithë të tjerat serbe. Kur u mor vendimi që u formua Ushtria Çlirimtare dhe dolën me deklaratë zyrtare që jemi bërë ushtri, aty filluan të acaroheshin gjërat edhe më shumë. Serbia mori iniciativë të na dëbonte të gjithëve nga Kosova. Në banesën ku ishim ne 25 vetë, unë dhe djali i xhaxhait ishim duke luajtur me zara edhe në atë moment të gjithë serbët futen të armatosur në banesën tonë. Ne po prisnim ose të na vrisnim ose të na dëbonin”, tha ai.

Të ngjashme