Dokumentari i ri vë në dyshim shkaktarin e vdekjes së aktores Brittany Murphy

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e filmit “Clueless”, Brittani Murphy, ishte vetëm 32-vjeçare kur vdiq në vitin 2009, dhe zyra e mjekësisë ligjore në qarkun e Los Angelesit konstatoi se vdekja e saj ishte aksidentale dhe u shkaktua nga kombinimi i pneumonisë, mungesa e hekurit në gjak dhe helmimi nga drogat e ndryshme.

Por, një dokumentarë i ri i realizuar së fundmi, hulumton më thellë në këtë rast, transmeton Koha.

Dokumentari i kanalit “Investigation Discovery” me titull, “Brittany Murphy: An ID Mystery”, u transmetua në Amerikë gjatë javës që e lamë pas, dhe gërmoi përbrenda jetës dhe vdekjes së Murphyt, përfshirë këtu martesën e saj me Simon Monjackun i cili vdiq nga pneumonia akute dhe anemia e rëndë, vetëm disa muaj pas vdekjes së aktores së famshme. Dokumentari gjithashtu e shfaq rënien e karrierës së saj filmike.

Në një komunikatë për media të lëshuar pak para lansimit të dokumentarit, thuhej: “Brittany Murphy ishte një yll në ngritje e cila i kishte të gjitha, bukurinë, famën dhe suksesin… por ajo kishte edhe sekrete. Kur u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles, në moshën vetëm 32-vjeçare, Hollywoodi dhe fansat e shumtë mbetën të habitur. Dhe derisa autopsia e saj konstaton se ajo kishte vdekur nga shkaqe natyrore, shumë njerëz besojnë se ka edhe faktorë tjerë të fshehtë të përfshirë në këtë rast. Pastaj, brenda pak muajve, Monjack vdiq në rrethana të ngjashme në të njëjtin shtrat të cilin e kishte ndarë me Murphyn, vetëm se kësaj radhe, spekulohet se krahas tij po flinte e ëma e aktores së ndjerë.”

Dokumentari televiziv “Brittany Murphy: An ID Mystery”, po ashtu e përfshinë një intervistë me Angelo Bertolottin, babai i Murphyt, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 92-vjeçare.

Në një intervistë të fundit ekskluzive, i ndjeri Bertolotti kishte shprehur dyshime rreth konkluzionit se vajza e tij kishte vdekur nga shkaqe natyrore, si dhe ka potencuar spekulime të çuditshme ndaj disa anëtarëve të tjerë të familjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme