Don Xhoni gjobitet nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave antiCovid

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, duket se ka thyer rregullat dhe masat antiCOVID.

Artisti i njohur mbrëmë (e hënë) ka realizuar një live në Instagram, përmes të cilit tregon se është gjobitur nga Policia e Kosovës.

I njëjti zbulon se ka thyer rregullat kundër coronavirusit pasi ka dalë në qytet gjatë orës policore.

Në një video që tashmë ka qarkulluar në rrjete sociale, Don Xhoni ka shtuar: “Respekt për Policinë e Kosovës, por jo edhe për atë që na dënoi”.

Mes shakave, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) thotë se sa herë që është në lëvizje dënohet nga Policia.

Me masat e reja të vëna nga Qeveria e Kosovës, ora policore fillon nga 22:00 deri në 05:00.

Gastronomisë i lejohet të punojë vetëm deri në 21:30. 

Të ngjashme