Donte t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner, arrestohet 35-vjeçari

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Një 35-vjeçar, i cili kërkonte dëshpërimisht që t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner, është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit.

Sikurse njoftojnë mediat e huaja, i riu nuk pranoi të largohej nga rezidenca e yllit të “Keeping Up With the Kardashian”, pa u takuar ballë për ballë me të.

Megjithëse Kylie nuk ishte në shtëpi gjatë incidentit, ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë derisa erdhi policia.

Motrat Kardashian kanë pasur vazhdimisht probleme të tilla. Kim Kardashian dhe Kendall Jenner kanë marrë urdhra mbrojtje nga gjykata, ndërsa disa persona janë të detyruar të qëndrojnë të paktën 100 metra larg tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme