Drake, Cardi B dhe shumë yje tjerë pjesë e reklamave të krijuara për “Super Bowl”

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Çdo vit ngjarja më e ndjekur në Amerikë, “Super Bowl”, i prodhon disa prej reklamave më të kreative dhe qesharake që i kemi parë ndonjëherë.

Kompani të mëdha botërore paguajnë me miliona dollarë për t’i angazhuar yjet e shumtë të showbizit që të bëhen pjesë e reklamave të tyre, dhe më pas paguajnë edhe më shumë të holla për të pasur mundësi që t’i transmetojnë ato gjatë finales së kampionatit të futbollit amerikan.

Ndër yjet që sivjet janë bërë pjesë e këtyre projekteve shumtë të shikuara nga publiku janë: Drake, Michael B. Jordan, Cardi B, Bruce Sprinsteen, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, Blake Shelton dhe Gwen Stefani, Timothee Chalamet, Paul Rudd, Mattheë McConaughey, Post Malone, Will Ferrell dhe të tjerë.

Të gjitha këto reklama interesante të cilat janë realizuar në mënyrë të përkryer, tashmë mund t’i ndiqni në platformën YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme