Dua Lipa e kishte fshirë Instagramin vetëm për qejf

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa donte ta provonte t’ia “hiqte vlefshmërinë” mediave sociale duke e fshirë faqen e saj në Instagram.

Këngëtarja 24-vjeçare ishte zhdukur nga faqja e mediave sociale në fund të gushtit, ndërsa fansat e saj menjëherë u kapluan nga paniku pasi që ajo gjithashtu i largoi të gjitha fotografitë e saj të vjetra nga faqja. Ajo e bëri rikthimin e saj pesë javë më vonë dhe që prej asaj kohe po poston rregullisht në Instagram dhe Twitter, shkruan KOHA Ditore.

Në një intervistë me radio emisionin e Australisë Nova 96.9 Fitzy & Wippa, Dua u pyet për arsyet e saj prapa vendimit drastik dhe me këtë rast shpjegoi: “Mendoj se për mua ishte thjesht t’ia dëshmoja vetes se mediat sociale nuk janë me të vërtetë të vërteta në aspektin se mund të bësh gjithçka që dëshiron, që mund të postosh si të duash, dhe mund të zgjedhësh se si i përdor mediat sociale… ishte më shumë për qejf,”shpjegoi ajo.

“Ishte më shumë në kuptimin si ‘jam duke e filluar një album të ri’. Dua të filloj nga e para. Ato kujtime gjithmonë do të jenë aty. Kam jetuar përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë. Unë i kam ato fotografi për gjithë jetën time dhe duhet t’i mbaj ato. Por qëllimi ishte që t’ia heqja disi vlefshmërinë që e ndjej kaq shumë për mediat sociale, dhe kjo ishte arsyeja se pse e bëra atë që e bëra.”

Rrëfimi i Duas vjen pasi që ajo zbuloi se kalon nëpër mediat sociale duke kërkuar gjëra që ta bëjë veten të ndjehet keq kur ka ditë “të ndjeshme”.

Të ngjashme