Dua Lipa në kopertinën e numrit të ri të revistës “The Face”

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka pozuar së fundi për revistën “The Face”.

Dua Lipa përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se është në numrin e ri të revistës “The Face”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja publikoi një video, në të cilën u shfaq e veshur në fustan të zi, ku thotë se muzika në vitin 2019 ka të bëjë me gratë, të duan, të shpërndajnë dashuri dhe të dashurohen.Për ndryshe, “The Face Magazine” është revistë mujore britaneze, e cila ka të bëjë me muzikën, modën dhe kulturën.

Kujtojmë se Dua Lipa po punon për albumin e ri, të cilin pritet ta lansojë në fund të këtij viti. 

Të ngjashme