Dua Lipa performoi me 60 vajza në skenë, mediet e huaja shkruajnë për paraqitjen e saj

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa dhuroi performancë epike në “MTV EMA”.

Dua Lipa rrëmbeu gjithë vëmendjen teksa vallëzoi gjatë performancës së saj në MTV Europe Music Awards, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

24-vjeçarja dhuroi një perormancë mahnitëse teksa performoi “Don’t Start Now”, para një shumëllojshmërie ngjyrash.

Vallëtaret e saj ishin veshur me ngjyrë të verdhë, ndërsa Dua u vesh me një kostum ngjyrë të zezë, shumë të hapur tek gjoksi.

Kënga është pjesë e albumi të saj të dytë, i cili ende nuk është publikuar dhe është vazhdim i albumit të saj debutues në vitin 2017.

I dashuri i saj, Anwar Hadid, ishte aty për ta mbështetur atë gjatë performancës dhe i dhuroi një puthje në faqe pasi e përdundoi atë.

Të ngjashme