Dua Lipa rikthehet në Instagram

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare i habiti të gjithë me ndryshimet e bëra në rrjetin social të saj Instagram.

Dua Lipa i hoqi të gjitha postimet që kishte dhe për një kohë nuk ishte aktive, shkruan InLajmi.

Si duket këngëtarja e gjithë këtë e ka perdorur si strategji, e cila sapo është rikthyer.

Ajo ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe në të shkruan “A ju mungova?”

Sigurisht rikthimi i saj është komentuar shumë nga ndjekësit, të cilët e prisnin me padurim, por ne na habiti komenti i Capital T.

Pyetjes së Duas ai i është përgjigjur me “jo”

Të ngjashme