Dua Lipa shfaqet provokuese dhe me flokë blu për revistën “Modern Weekly Style”

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Ajo tashmë njihet si këngëtare, valltare e po ashtu edhe si aktiviste.

Megjithatë, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shpesh herë merr rolin e modeles në fotosesionet që realizon.

E tillë shfaqet edhe në këtë të fundit që ka ndarë në llogarinë zyrtare Instagram – aty ku numëron 66 milionë ndjekës.

Ylli nga Kosova shfaqet në formë të mahnitshme në setin e ri për revistën Modern Weekly Style.

25 vjeçarja duket provokuese me flokët blu e pozat që ka marrë, në të cilat po ashtu ka vënë në pah linjat trupore.

Për fizikun e bujshëm, Dua kujdeset mjaft shumë me ushtrime në palestër i kushon një rëndësi shumë të madhe.

Dua në anën tjetër po shijon suksese të mëdha me albumin e dytë të quajtur “Future Nostalgia”, i cili edhe pas një viti po vazhdon të jetë shumë i dëgjuar në treg.

Të ngjashme