“Duran Duran” e shënon përvjetorin e uljes në Hënë me koncert të epokës hapësinore

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Yjet e hitit “Planet Earth”, Duran Duran, do ta udhëheqin një koncert i cili shënon 50-vjetorin e uljes në Hënë të Apollo 11.

Pop bendi britanik do të dalë në skenë përpara anijes ikonike hapësinore në Rocket Garden të Kennedy Space Center në Floridë, më 16 korrik.

Fitimet nga koncerti do të shkojnë për fondacionin e astronautit të Apollo 11, Buzz Aldrin’s Family Foundation.

Ylli i “Duran Duran”, Nick Rhodes, e pranon se ftesa për koncert është një nder i madh pasi që ai do të mundë ta rikujtojë shikimin e uljes së Apollo 11, në korrik të vitit 1969, shkruan KOHA Ditore.

“Ishte surreale dhe frymëzuese… një fantashkencë që po shpalosej para nesh”, shpjegon Rhodes. “U përpoqa ta imagjinoja se si ishte për astronautët që ishin atje, por ishte shumë e paimagjinueshme. Kurrë nuk kishim parë diçka të tillë më parë. Ishte si një fillim i ri.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme