E lodhur nga ‘photoshop’-i, Bebe Rexha vendos të publikojë video ku tregon dukjen pa makijazh dhe strijat në trup

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është gjithnjë shumë e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria pa qenë në mëdyshje dhe pa u shqetësuar nëse është apo jo me makijazh.

31-vjeçarja gjithashtu duket se herë pas here edhe lodhet nga modifikimi i fotografive me ‘photoshop’, siç bëjnë shumica e njerëzve sot në rrjetet sociale, ndaj zgjedh që nganjëherë t’i publikojë ato pa filtra.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një gjë të tillë e ka bërë në videon e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram dhe TikTok, ku ka kërcyer nën ritmet e këngës “Humble” të Kendrick Lamar.

Në një nga frazat e kësaj kënge citohet vargu “I’m so fuckin sick and tired of the photoshop (Jam kaq e sëmurë dhe lodhur nga ‘photoshop’-i)”, të cilën artistja shqiptare e ka vënë si përshkrim përbri videos.

Në këtë video, Bebe Rexha shfaqet pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale, teksa nuk heziton që të tregojë edhe strijat e barkut.

Rexha është shprehur shumë herë se nuk e ka problem t’i tregojë defektet e saj trupore, dhe se pavarësisht peshës, vazhdon t’i pëlqejë ushqimi dhe nuk kursehet për të ngrënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme