Edona Llalloshi në nderim të ish-presidentit Ibrahim Rugova, publikon këtë fotografi

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 16 vjet që nga vdekja e Ibrahim Rugovës.

Të ndjerin e kanë kujtuar familjarët e tij, gjithashtu edhe miqtë përmes disa fotografive.

Ndërkohë edhe këngëtarja, Edona Llalloshi ka publikuar një imazh në storien e saj në Instagram teksa shihet ulur në një kolltuk bashkë me ish-presidentin.

“Në nderim të Presidentit”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e imazhit të publikuar.

Kujtojmë se, Ibrahim Rugova ndërroi jetë me 21 janar në vitin 2006.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme