Einxhel dhe DJ Dagz ribashkohen pas disa javësh, puthje e përqafime mes çiftit

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Nata e mbrëmshme (e premte) në Big Brother VIP ishte më ndryshe se herët e tjera, kjo sepse në shtëpinë e famshme kanë hyrë disa prej ish-banorëve.

Sabiani, DJ Dagz, Paloma, Big Mama dhe Arditi ishin ata që kanë shijuar një darkë me banorët dhe finalistët e shtëpisë së famshme.

Kjo mbrëmje ishte dhe një ribashkim mes çiftit Einxhel dhe DJ Dagz të cilët u takuan për herë të parë pas eliminimit të këtij të fundit javë më parë.

Dyshja që filluan lidhjen gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB VIP, kaluan çdo momente së bashku, teksa ndanin shumë puthje e përqafime me njëri-tjetrin.

Moderatorja gjithashtu pyeti DJ nga Kosova nëse ai është takuar me babain e saj, ndërsa ai iu përgjigj duke i thënë se do të takohet me të kur ajo të vendon ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë, kujtojmë që në darkën që u mbajt mbrëmë ishte planifikuar të merrte pjesë edhe Beatrix Ramosaj, por mungoi për shkak të një situatat që u krijua një natë më herët nga aktori, Ermal Mamaqi i cili në një diskutim me Donaldin dhe banorët e tjerë përmendi Bora Zemanin dhe gjithashtu këngëtaren.

Ndryshe, mbrëmë janë shpallur edhe emrat e dy finalistëve të fundit, tashmë brenda shtëpisë janë katër finalistë: Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani.

Të ngjashme