Elton John dhe Dua Lipa arrijnë në vendin e parë me “Cold Heart”

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Pasi kaluan tre javë në tabelë, Sir Elton John dhe Dua Lipa ngjiten në pozitën numër 1 me remixin elektronik ‘Cold Heart’.

Dua Lipa dhe Elton John po pëlqehen mjaft shumë me këngën e re “Cold Heart”.

Duke folur me prezantuesin zyrtar të Big Top 40, Will Manning, Sir Elton John tha, “Epo në moshën time, të kesh një këngë numër një është një surprizë e jashtëzakonshme dhe për mua, një arritje, raporton lajmi.net.

“Pra, është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”.

Ai më vonë vazhdoi të falënderojë Dua Lipa dhe treshen australiane të prodhuesve elektronikë PNAU për sjelljen e një “elementi më të ri”.

Të ngjashme