Emina Çunmulaj, gati për një fëmijë tjetër

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Emina Çunmulaj, feston ditën e sotme 4-vjetorin e martesës me partnerin e saj, Sam Nazarian me të cilin ka dhe dy vajza të quajtura Mia dhe Ella.

Emina ka publikuar në “Instagram” disa foto nga dita më speciale e jetës së saj, kur kurorëzoi dashurinë me partnerin në martesë.

Bashkangjitur fotove Emina shkruan këtë urim: “Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vite dhe 2 bebe të dashurueshme të bukura. Jeta është e bukur, le të bëjmë një fëmijë tjetër”.

Nga urimi duket qartë se Emina e pret me padurim edhe një fëmijë tjetër.

Të ngjashme