Enca në dilemë, ka nevojë për një ndryshim dhe kërkon ndihmën e fansave

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Enca karakterizohet si një femër me forma të kolme dhe flokë të gjata, dhe prej vitesh nuk ka eksperimentuar me ndonjë ndryshim në pamjen e saj.

Por, si duket këngëtarja nga Shqipëria është e gatshme për një të tillë, për të cilin është ende në dilemë.

Në një postim që ka bërë sot (e premte), Enca ka kërkuar ndihmë nga fansat e saj se kujt duhet të ia besoi këtë ndryshim.

“Dua të bëjë diçka të mirë me flokët, por nuk jam e sigurt se çka, cili floktar duhet të mi marr përsipër?”, ka shkruar Enca.

Ndërkohë, Haxhia këtë sezon verore ka pauzuar me koncerte edhe pse projektet e reja nuk kanë munguar nga ana e saj.

Të ngjashme