Është beqare, Ronela Hajati zbulon si duhet të jetë mashkulli i saj

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka zbuluar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit se është beqare. Ajo kishte vendosur që pyetjet fansat t’i kishin gati, ata vetëm duhej që të zgjidhnin mes 40 prej tyre.

Shumica e tyre ishin të interesuar rreth çështjeve të zemrës së Ronelës. Siç thamë, këngëtarja pranoi se është beqare dhe nuk ngurroi të zbulonte se çfarë e bën atë të bjerë në dashuri me një mashkull.

“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin. Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore, s’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën që e njohin shumë pak njerëz. Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme”, ka zbuluar Ronela.

Ajo ka treguar se si një njeri detajist ka shumë gjëra që e mërzisin, ndërsa ato që e tërheqin më shumë janë: “buzëqeshja, shikimi dhe zëri”.

Kujtojmë se Ronela për vite me radhë është përfolur për një lidhje dashurie me Young Zerkën. Mirëpo vitin e shkuar mori fund gjithçka mes tyre dhe këtë gjë e konfirmuan të dy ata vetë tërthorazi. E ftuar në një emision, Ronela u shpreh se është e padashuruar dhe se është shumë e fokusuar tek puna e saj.

Të ngjashme